Subscribe

Presidenti i Republikës Ilir Meta, paditi sot Parlamentin për falsifikim dokumentacioni. Vendimi i kryetarit të shtetit erdhi pasi Kuvendi depozitoi një provë të re në gjykatën Kushtetuese, provë e cila sipas Ilir Metës është e falsifikuar.

 

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

Si konkluzion kjo është një padi shumë e rëndësishme për arsye se krimi i falsifikimit është shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër Presidentit. Ky krim, falsifikim tregon shumë qartë jo vetëm si ka funksionuar Kuvendi një  partiak deri para 25 prillit, por është një dramë sesi po funksionin edhe ky kuvend me opozitë.

 

Gjatë shqyrtimit të shkarkimit të Ilir Metës, Kuvendi depozitoi në gjykatë një urdhër për mbledhjen e seancës plenare që mbante datën 5 maj 2021; në një kohë që urdhri për thirrjen e Kuvendit është publikuar në datën 6 maj. Ky dokument, sipas presidentit është falsifikuar për të rrëzuar pretendimet e kreut të shtetit.

 

 

“Ky akt falsifikimi që kërkon të ligjërojë gjoja procedurën brenda afateve, një procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjeke për të finalizuar një grusht shteti kundër kreut të shteti.”

 

Në një kohë që pritet që gjykata Kushtetuese të japë vendimin përfundimtar për fatin e Ilir Metës, vetë presidenti i Republikës nuk beson se do të shkarkohet duke sulmuar jo vetëm mazhorancën, por edhe partnerët ndërkombëtare.

 

 

“Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre o superbudallenj.”

 

Ende nuk dihet se kur gjykata Kushtetuese do të publikojë vendimin e shkurtuar, por gjyqtarët kanë afat deri në 9 mars për të publikuar vendimin e arsyetuar, nëse do të shkarkohet apo jo presidenti i Republikës Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *