Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë reagoi zyrtarisht mbi operacionin për riatdhesimin e  pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore, prej të cilëve katër fëmijë dhe një grua me probleme të theksuara shëndetësore.

 

MEPJ, shton se finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.

 

Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste.

 

Sipas Ministrisë, kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *