Ka agravuar debati me tone të ashpra në studion e “Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mes gazetarit Armir Shkurti dhe deputetit demokrat Luan Baçi.
Gazetari Shkurti ka theksuar se retorika e zyrtarëve demokratë sot se po përgatiten për fitore është një mashtrim i madh.
I menjëherëshëm ishte reagimi i Baçit i cili theksoi se nuk lejon që dikush të ngrejë zërin në studio dhe për më tepër të bëjë analizë pa fakte.
Pjesë nga biseda:
Shkurti: Rama e ka filluar fushatën që në 2001-n kur ka qenë kryetar Bashkie.
Baçi: Ai nuk bën asgjë, ai mbledh administratën.
Shkurti: Ai kontrollon çdo qelizë të jetës shqiptare. Nëse do ti thuash maces mace, atëherë fillon shërimi. Nëse do t’i thuash shqiptarëve që ne po përgatitemi për fitore, ju po konsumoni veprën penale të mashtrimit. Me ça do fitoni ju.
Baçi: Qetësou,.
Shkurti: Jo nuk qetësohem. E kam nisur në 91-n.
Baçi: Bashkë e kemi nisur.
Shkurti: Nëse doni t’i thoni shqiptarëve që ne do fitojmë, ju po gënjeni dhe po i merrni të ardhmen.
Baçi:Ti po bën propagandën e Ramës me kostumin e PD-së.
Shkurti: Të cilës PD? Tënden, se t’i ke qenë dhe me Bashën dhe me Berishën.
Baçi: Edhe unë me PD-në jam, kam patur posterat e PD në 97-n.
Shkurti: Unë kam qenë komisioner.
Baçi: Unë kam patur mamanë komisionere. Ti merr taksat. Unë jam këtu se të bardhës i them të bardhë e të zezës të zezë.
Shkurti: Mos më ngri zërin mua.
Baçi: S’po të ngre zërin, kështu e kam zërin. /Vizionplus.tv/





