Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në...

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols...

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Nusja humbi jetën, vjehrra përlotet para kamerave: Jemi sjellë shumë mirë me të, thashethemet e çuan drejt aktit final

3 Shkurt 16:44

Pesha e opinionit publik vijon të mbetet e madhe në vend duke u bërë një ndër shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve krahas dhunës në familje dhe gjendjes së keqe financiare.

Lexo edhe :

Related Posts

Arma, intrigat dhe skenari: Tre burra për të vrarë një grua, dëshmitë tronditëse të Naim Murselit dhe dy të tjerëve
Dalin SMS-të e nuses me vjehrrën, e reja humbi jetën dje në Lushnje: Akuzat për të fejuarin dhe thashethemet e lagjes
Vrasja e Liridonës, zbardhet dëshmia e Shaban Murselit para hetuesve: Babë a ke fol me Naimin se kanë vra Lilin
“Ka dalë nga shkolla duke qarë”, vjehrri tregon rrëfimet kontradiktore të mësueseve të shkollës së nuses

Rasti më i fundit vjen nga Lushnja, ku një 18-vjeçare e sapo fejuar kreu vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë një ditë më parë. Policia është duke hetuar të fejuarin 24-vjeçar si edhe familjen e tij, ndërkohë që këta të fundit theksojnë se janë sjellë shumë mirë me nusen e djalit duke drejtuar gishtin te shoqet e klasës në gjimnaz si edhe thashethemet e lagjes.

Sipas tyre, kanë qenë disa thashetheme mes shoqeve dhe banorëve të zonës që kanë çuar të renë drejtvetëvrasjes duke mohuar çdo ndikim të djalit të tyre te vendimi i së resë.

Vjehrra ndërkohë shprehet e përlotur se nuk kanë debatuar asnjëherë me nusen e djalit.

Sipas prindërve të djalit, ata kishin 2 vite që njiheshin dhe vetëm 25 ditë të fejuar, kur vajza mbushi 18 vjeç. Pas fejesës vajza shkonte edhe në shtëpinë e djalit.

“Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës”, thotë vjehrra.

Vjehrra e vajzës thotë për mediat se e reja ishte shumë e ngarkuar për shkak të shkollës. Ajo thotë se një ditë para se vajza të merrte aktin ekstrem kishte shkuar tek familja e saj pasi kishte një provim në shkollë. Vjehrra tregon edhe bisedën me nusen, e cila nuk ishte as në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas të nesërmen, pasi ka mbaruar provimin ajo është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit ku ka pirë edhe fostoksinën.

“Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë”, thotë vjehrra.

Një ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem vajza shkoi edhe në shtëpinë e prindërve, sikur të donte t’i takonte për herë të fundit. Ka shkuar në shkollë, ka mbaruar një provim, dhe ka kërkuar të fejuarin të shkojë ta marrë në shkollë sepse nuk ndihej mirë – tregon kushëriri i 24-vjeçarit.

“E lamë në shtëpi, dhe shkuam të dy të pimë një kafe” – shton ai më tej.

Aty thotë se 24-vjeçarit i mbërriti një mesazh nga e fejuara e cila i shkroi se kishte pirë fostoksinë. Shkuan me shpejtësi ta shohin, por situata ishte e rëndë dhe vajza ndërroi jetë pavarësisht se nxituan ta çojnë në spital. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
bruna myzeqari entilio drajci

Nga e njëjta kategori

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 12 ende aktive

më shumë...

Policia Rrugore e Gjirokastrës intensifikon kontrollet me dron e radar, 1903 masa në 10 ditë

më shumë...

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols Dado, Veliaj ankimon vendimin në Apel

më shumë...

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv, nis ndërhyrja nga ajri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:16

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK-ja dorëzon kërkesë...

9:53

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland,...

9:43

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra...

9:36

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe...

9:27

Policia Rrugore e Gjirokastrës intensifikon kontrollet me...

9:27

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër...

8:42

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv,...

8:37

Izolohen dy vatra zjarri në Shkodër, vijon...

8:23

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi...

8:18

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i...

8:13

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse...

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

11:07

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i...

10:59

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në...

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.