E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nusja dhe vjehrri bien në pellg

Ilustrim · Vizion Plus

Nusja dhe vjehrri, teksa udhëtonin me makinë, ranë në një pellg. Makina ra në pellgun e krijuar në Lingajcë të Prrenjasit për shkak të punimeve të HEC, që po bëhen përgjatë rrugës dhe linjës hekurudhore.

 

Për të shpëtuar, vjehrri, Hysen Skordhja, theu xhamin e makinës dhe ndihmoi edhe nusen e djalit, Marjana Iljasllari për të dalë jashtë.

 

Ata shkuan në spitalin e Prrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore. Makina ndodhet ende në pellg. Ata kërkojnë ndihmë sepse brenda në mjet kanë gjithë dokumentacionin dhe një sasi të konsiderueshme parash. Familja ishte nisur për në Greqi.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh