E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Sport

Dëmtohet Stones te Inter, ja sa do qendrojë larg fushave

John Stones do të mungojë për rreth 3-4 javë. Mbrojtësi anglez i Interit ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Udineses dhe ekzaminimet mjekësore kanë evidentuar një dëmtim në kofshën e majtë.

Kjo është një tjetër ndalesë fizike për Stones, i cili prej disa sezonesh është përballur me probleme të përsëritura. Vetëm në sezonin 2025-26, ai qëndroi jashtë për 103 ditë, duke humbur 24 ndeshje për shkak të tre dëmtimeve të ndryshme.

Inter shpreson që rikuperimi të ecë sipas planit dhe që mbrojtësi të jetë në dispozicion pas pushimit të radhës.

Stafi zikaltër do të monitorojë nga afër gjendjen e tij gjatë ditëve në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.