Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

“Nuredini kishte bërë një listë me emra…”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Kush ishte në radhë për t’u ekzekutuar! Mijëra euro për kokën e babë e bir

12 Shkurt 13:45

Vijon dëshmia e Henrik Hoxhajt në GJKKO në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”. Hoxhaj ka zbardhur një seri krimesh të kryera si ushtar i skuadrës së vrasësve me pagesë të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai foli për njohjen me Festim Qolin, dijeninë që kishte për vrasjen e Elvis Dedjes, kontaktet me Erion Alibejn e thirrur “Krymi”, për Suel Çelën, Sokol Sanxhaktarin, Talo Çelën dhe vrasjet e Dorian Shkozës dhe Emiliano  Ramazanit.

Lexo edhe :

Related Posts

Si i porositi Dumani vrasjet për Oti Kilën dhe Sokol Sanxhaktarin? Erion Alibej pyetje për Henrik Hoxhën, zbulohen detaje të reja: Nuredini është palaço

Hoxhaj: Festim Qolin e njoh prej 20 vitesh. Ai nuk më ka folur ndonjëherë për Nuredinin. E kam njohur tek ditëlindja e Festimit. Festimi më ka treguar se Elvis Dedjen e ka pasur ortak. Nuk e kam kryer unë vrasjen e tij dhe nuk di kush e ka bërë. Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes. Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje.

Sa i përket vrasjes së Dorian Shkozës, Hoxhaj pranoj përfshirjen në krim dhe thotë se ka qenë porosi e “Krymit” (Erion Alibejt).

Hoxhaj: Jam i përfshirë te vrasja e Dorian Shkozës. Porosia ka qenë e Krymit, (Erion Alibejt), por ndërmjetës ishte Nuredini. Shkak ishte pretendimi i Krymit se Shkoza kishte marrë pjesë te vrasja e familjarëve të tij. Nuk kishte informatorë në atë ngjarje. Asllan Plakun nuk e njoh. Erion Alibejn nuk e kam takuar ndonjëherë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit, Nuredini na ka thënë që merrte informacion nga Erion Alibej. Për Xhuliano Hoxhën, Nuredini nuk më ka folur ndonjëherë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje dhe as e kam parë në ngjarje.

Hoxhaj iu rikthye edhe një herë porosisë për të vrarë Sokol Sanxhaktarin kundrejt pagesës 200 mijë euro, por që atentati ndaj dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë socialist të Elbasanit, Qazim Sejdini, kishte dështuar.

Hoxhaj: E kam dëgjuar se kush është. Nuredini më ka thënë që ka qenë dhëndri i një kryebashkiaku atëherë. Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar. Nuredini na ka thënë se kishte diskutuar me dikë për vrasjen e tij. Nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar.

Sa i përket atentatit të dështuar ndaj Lulzim Mashës, Hoxhaj thotë se  ka marrë pjesë në ngjarje dhe objektiv ishte djali i tij, por në pamundësi për ta arritur, planifikuan t’i ekzekutonin të atin, që ta vrisnin më pas në varrim.

Hoxhaj: Kam marrë pjesë në ngjarje. Ka qenë porosi e vëllezërve Dizdari. Nuk di, për një punë borxhi. Sakati (Aleksander Baho) do na jepte informacion kur do të vinte në Shqipëri djali i Mashës, pasi për atë ishte porosia në fillim. Vrasjen (e mbetur në tentativë) të Lulëzim Mashës e kam organizuar unë. Për pagesën, unë kam marrë 10 mijë euro në fillim. Për djalin porosia ishte 150 mijë euro, për Lulzim Mashën ishte 100 mijëë, se 50 donte t’i merrte vetë.

Thotë se nuk ka njohje me Suel Çelën.

Hoxhaj: Nuk e njoh shtetasin Suel Çela. Nuk e kam takuar ndonjëherë.

Ndërsa për Oltion Kilën, e thirrur “Oti”, ai tregoi: Nuredini kishte bërë një listë. Ky ishte në listë, që duhej bërë. Ishte ky, ishin vëllezërit Ramazani. Më vonë Nuredini tha se kishtë informacion se ky kishte strehuar Talo Çelën.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Henrik Hoxhaj Nuredin Dumani

Nga e njëjta kategori

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve Evropianë: A do kishit mirësinë ta dënonit dhe këtë akt?

më shumë...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg peshk, arrestohet shoferi i autobusit

më shumë...

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen e nënkryetarëve, pretekst! Vetëvendosja kërkon të zgjasë ngërçin

më shumë...

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve që shkelin rregullat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:22

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.