Rriten hyrje-daljet në pikën kufitare të Kapshticës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia drejt Shqipërisë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 2.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar kështu numrin më të lartë të lëvizjeve në këto shtatë muajt e fundit.

 

Të njëjtat burime thanë se nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë gjatë orëve të fundit kanë hyrë 1.247 dhe kanë dalë 814 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

 

Nga ana tjetër në Qafë-Thanë vijon të jetë i lartë fluksi i levizjeve në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut. Fluks ky që ka qenë i lartë në hyrje dhe në dalje. Nga pika kufitare e Qafë Thanës bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 4.604, numër ky më i larti i regjistruar që nga fillimi i masave kufizuese dhe kanë dalë 3.427 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

 

Për të përballuar fluksin në rritje në Kapshticë punohet me kater sportele në hyrje dhe dalje, ndërsa në Qafë Thanë me tetë sportele. Nëse në Kapshticë puna ka vijuar normalisht, në Qafë Thanë herë pas here ka pasur probleme me sistemin kompjuterik duke shkaktuar edhe radhë të gjata në hyrje dhe dalje kryesisht në orët  paradites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *