Subscribe

Emigracioni i jashtëligjshëm i shqiptarëve në Angli, është një nga çështjet kryesore të politikës aktuale.

Qeveria britanike ka arritur edhe një marrëveshje me Shqipërinë  për emigrantët e paligjshëm.

Marrëveshja synon frenimin e emigracionit të paligjshëm dhe do të përshpejtojnë deportimet.

I ftuar në studion e emisionit “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ishte avokati Serxhio Lika. Ky i fundit ka sqaruar se cilat janë mënyra te vetme për të hyrë në Britani në mënyrë legale.

Avokati: Britania është fokusuar gjithmonë të japë viza që mos tentojnë njerëzit të mbërrijnë ilegalisht. Britania mund të japë viza për studime, probleme shëndetësore, bashkim familjar dhe për turizëm. Kjo është mënyra e vetme për një person të mbërrijë në Britani. Një person që ka aktivitet kriminal në shtetin ku jeton nuk mund të aplikojë për vizë, sepse Britania e refuzon.

Lika tha se numri i shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në Britani u rrit ndeshëm pas pandemisë së Covid. Një nga arsyet që krijoi këtë valë emigrantësh të paligjshëm, sipas akovatit është ndjekja e trendit. Kjo për shkak ,se shqiptart që jetojnënë Britani reklamojnë një jetë luksoze dhe personat e tjerë kanë tendecë që ta ndjekin.

Avokati: Pas Covidit numri i shqiptarëve që hynë në Britani ilegalsiht u rrit. Shqiptarët në Britani duke shkuar ilegalisht, punojnë ilegalisht nuk taksohen dhe britanikët duhet të paguajnë taksa për mirëmbajtjen e shtetit. Vitin e fundit janë diku te 6000 shqiptarë që kanë kaluar kanalin me Francën për të mbërritur në Britani në mënyrë ilegale.

Çfarë e krijoi valën e shqiptarëve pas Covid?

Avokati: Mënyra pse shqiptarët filluan të zgjedhin Britaninë ësht trendi. Shqiptarët thonë se në Britani bëjnë një jetë fantastike, i kanë gjithë të mirat. Por në mënyrë ilegale ekziston edhe rreziku. Pas Covid ka qenë trendi që kanë filluar të hyjnë ilegalisht.  Të punosh punë legale duhet të kesh numrin e sigurimeve. Një shqiptar që mbërrin në Britani është e qartë që do bëjë një punë ilegale. Janë shumë pak vende që ofrojnë punë për emigrantët ilegalë. Shqiptarët janë një problematikë shum e madhe për kultivimin e drogës dhe ekonomia lëviz në mënyrë ilegale dhe nuk taksohen.

Numri i shqiptarëve ilegalë në Britani, sipas avokatit, ka arritur në 17 mijë dhe ka tendencë rritjeje.

Avokati: Ilegalisht janë diku të 16-17 mijë shqiptarë në Britani dhe numri është në rritje. Nëse vazhon rritja, numri do shkojë akoma më lart. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *