Pavarësisht faktit që numri i të prekurve me virus nuk po pëson rënie, eksperti i lartë i SHBA-ve për sëmundjet infektive, Anthony Fauci deklaroi se nuk është e nevojshme që vendi të mbyllet sërish.
Sipas tij, duhet të kontrollohen zonat ku konstatohet shtimi i të infektuarve me virus. Fauci tha se është i shqetesuar që qytetaret nuk i degjojne dhe nuk tregohen të vëmendshëm ndaj rekomandimeve të qeverise për përdorimin e detyrueshëm të maskave.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën deri më tani në botë për numrin e te semureve dhe viktimave . Bëhet fjalë për mbi 2,264,220 te infektuar dhe mbi 120.000 vdekje.




