Në rang kombëtar, deri më tani, Partia Socialiste kryeson me 73 mandate.

 

Pas numërimit të mbi 4 mijë qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë, socialistët kanë 48.66 për qind të votave, duke u bërë forcë e parë në Shqipëri në tetë qarqe.

 

Nga ana tjetër, koalicioni PD-AN ka siguruar 39.38 për qind dhe ruan bastionet e saj në Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Në dy qarqet e fundit, procesi ka përfunduar dhe fituese ka dalë koalicioni opozitar.

 

Forcë e tretë është LSI, ndërsa në vend të katërt renditet PSD me 2 mandate në Shkodër.

 

Për t’u numëruar kanë ngelur edhe 998 qendra votimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *