Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi i drejtohet Berishës dhe mbështetësve të tij që t’i depozitojnë firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në protokollin e PD-së.

 

Në një konferencë për mediat, Bardhi shprehet se situata e tensionuar brenda në PD është krijuar për shkak të raportit të Sali Berishës me SHBA-në.

 

“Për fat të keq dhe dua të shpreh keqardhjen time se tallja me anëtarët e PD vijon edhe sot. Dua të konfirmoj edhe njëherë se PD është institucion, respekti ndaj saj është primare në çdo demokraci. Ne nuk kemi halle apo probleme sa i përket zbatimit të ligjit. Në funksionimin tonë të brendshëm kemi detyrimin për të zbatuar rregullat e brendshme të PD. Dua të konfirmoj për çdo demokrat se në PD nuk ka ardhur deri në këtë moment asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që shqiptarët, por veçanërisht mbështetësit e PD kanë parë gjatë këtyre muajve ka qenë një bllof i madh, një tallje me sakrificat dhe mundin e demokrateve për hallet dhe problemet personale. Sepse nuk u arrit që pas dy muajsh kontakti me demokratët të siguroheshin firmat e ¼ të anëtarëve të partisë për nisjen e Kuvendit Kombëtar. Ka prej 2 muajsh që thuhet se duhet të mbledhur Kuvendi i PD, se ka një çështje të tij zoti Berisha që duhet ta shtrojë për diskutim. Por në momentin që skadon afati, bëhet një shoë për demokratët, duke thënë se kemi firmat, por edhe shumicën, por s’i tregojnë. Nëse i kanë firmat t’i depozitojnë në protokollin e PD, çdo institucion i partisë ka përgjegjësinë për të respektuar vullnetin e demokratëve. Besoj se jeni dhe ju dëshmitar që deri në këtë moment në PD, në zyrën e protokollit ka punonjës administrata e PD. Nuk jemi institucion në ilegalitet. I vetmi hall i demokratëve është largimi një orë e më parë i regjimit të Edi Ramës. Prandaj rikonfimoj për çdo anëtarë të Kuvendit të PD, që jo vetëm nuk janë depozituar ¼ e firmave që na jepte mundësinë për të ndjekur procedurën e Kuvendit Kombëtar, por deri tani që flasim nuk ka asnjë firmë të depozituar. Nuk e di ku qëndron problemi i mosdepozitimit të firmave, ose më saktë bëj sikur s’kuptoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *