Subscribe

Kuvendi nuk ka pranuar shtyrjen e hetimeve të Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri.

 

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që u zhvillua këtë të mërkurë u ra dakord mes palëve që opozita të ribëjë kërkesën për komisionin pasi afati nuk mund të shtyhet.

 

Kreu i grupit parlametar i PS, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes deklaroi se komisioni e ka mbyllur punën më 6 dhjetor dhe se mazhoranca nuk do të shkel Kushtetutën për faktin se opozita gjatë kësaj kohe ka qenë në gjumë.

 

Balla akuzoi deputetët e opozitës në komisonin hetimor se shpesh kanë treguar mungesë serioziteti.

 

“Dakordësuam precedentin parlamentar, PD dhe LSI të sjellin një kërkesë përsëri siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji me qëllim që të vijojë procesi hetimor siç e duan ata. Ne nuk do shkelim as Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit se ishte PD në gjumë për dy muaj”

 

Ndërsa nga ana tjetër nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaroi se PD nuk do të tërhiqet nga hetimi dhe se do të ribëjë sërisht kërkesën që komisioni të ringrihet dhe t’i shkojë deri në fund të vërtetës.

 

“Ne jemi të vendosur, do ta ribëjmë kërkesën, komisioni do të ringrihet dhe kësaj pune do ti shkojmë deri në fund, sado të përpiqen ta pengojnë. Ka vetëm një qëllim, edhe pse Ruçi ju tërhoqi vërejtje formalisht institucioneve dhe iu drejtua të deleguarës të radhës Spiropali që institucionet ti përgjigjen parlamentit. Jam i bindur që kjo histori do të vazhdojë kështu sepse nuk mundet as Rama dhe askush tjetër të demaskohen për lidhet që kjo qeveri ka direkt me krimin dhe drogën, sidomos gjatë kohës kur ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *