E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk respektuan oraret kufizuese/ Ndëshkohen me gjobë 165 këmbësorë

165 shtetas janë gjobitur nga Policia në të gjithë Shqipërinë, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalimit për qarkullimin e këmbësorëve përgjatë një segmenti kohor.

 

Ata lejohen të lëvizin vetëm në oraret 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00. Po ashtu, janë bllokuar edhe 17 makina në Vlorë pasi lëviznin pa autorizim. Këmbësorët janë gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra.

 

Reklamë

“Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth. Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët. Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.”

 

Ndërkohë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, përmes respektimit të masave kufizuese të ndërmarra nga qeveria për këtë qëllim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë