Subscribe

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i ka bërë thirrjes deputetëve të opozitës që të votojnë pro ligjit për amnistinë penale.

Duke folur nga shërbimi i provës Manja i është përgjigjur edhe akuzave në lidhje me amendamentin e propozuar nga mazhoranca ku sipas opozitës përfitojnë zyrtarët e korruptuar të dënuar nga Gjykata e Posaçme. Ministri i Drejtësisë tha se nga ky amendament përfitojnë vetëm 3 ish-punonjës të policisë së Kukësit të dënuar për shpërdorim detyre.

Lexo edhe :

Related Posts

“Në thelb kjo amnisti ka këto qëllime dhe askush nga ne nuk ka qëllim që të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit nga amnistia nuk ta heq njollën. Quhesh i dënuar, por gjithsesi ky amendament nuk ka qenë. Ne kemi qenë të hapur për ta diskutuar sepse nga ky amendament nëse do të miratohet përfitojnë nga një muaj dhe tre muaj, tre ish-policë të dënuar nga GJKKO në Kukës”, tha Manja.

Manja ftoi opozitën që të rishikojnë këtë amendament.

“Do të kërkoja dhe dëshiroja që ky ligj të marrë votat e gjithë deputetëve të Kuvendit. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë ulje dënimi 3 ish punonjës policie për shpërdorim detyrë në Kukës tërhiqemi ne nuk është problem”,  u shpreh ministri.

Nga ligji për amnistinë penale pritet të përfitojnë afro 600 të dënuar duke lehtësuar burgjet që janë të mbipopulluara. Për miratimin e ligjit duhen 84 vota në parlament. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *