E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk pranoi të hetonte 10 kolegët e tij, ikën Drejtori i Inspektimit në Prokurori Sokol Stojani

Dorëhiqet nga detyra kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani.

 

Ky i fundit nuk pranoi të hetojë 10 kolegët e tij pas urdhërit të kryeprokuores Arta Marku.

 

Reklamë

Prokuroria e përgjithshme vendosi të enjten hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Krimeve të Rënda dhe transferimin e tre të tjerëve pasi refuzuan të merrnin në dorëzim procesin e Emiljano Shullazit.

 

Sokol Stojani ka qënë drejtor inspektimi në prokurorinë e përgjithshme, ndërsa tani është vetëm prokuror i thjështë.

 

 

Ai nuk pranoi të hetojë prokurorët Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi dhe Blerim Tominaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë