Procedohen penalisht 4 shtetas për shpërdorim detyre për krime mjedisore të ndodhura në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos.

 

Pas arrestimit diten e shtune në flagrancë të shtetasit S. T. i cili u kap nga shërbimet e Policisë, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:

 

A.G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

 

Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

 

D.L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.

 

L.P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

 

Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *