Lideri I PD-së, Lulzim Basha do të duhet të mbajë përgjegjësi për fitoren e Partisë Socialiste, sipas Edith Harxhit, para se të mbajë për humbjene e PD-së.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Harxhi u shpreh se Basha ishte një gjeneral me ushtri të shpartallaur dhe nuk e kishte mobilizuar Partinë Demokratike para zgjedhjeve të 25-Prillit.

 

“Mendoj që një plan i mirëdetajuar i një gjenerali i cili e ka ushtrinë të mbledhur dhe jo ushtrinë të shpartalluar, 4 vjet pasi ka patur disfatën e fundit dhe 8 vjet pasi ajo ushtri ka patur një disfatë tjetër, siç ishte 2013-ta… pra, mosngritja, mosmobilizimi i të gjitha trupave të Partisë demokratike ka sjellë këtë rezultat sot, por natyrisht përballë gjithë makinerisë së Edi Ramës është e mundur. Ne e kemi provuar më parë, Edi Rama nuk është i pathyeshëm.”

 

Harxhi e quajti Bashën një autoritarist sa i përket vendimeve që ky i fundit merr brenda partisë. Sa i përket fjalës së Berishës se Lulzim Basha do të ishte kandidati më perëndimor që ka patur ndonjëherë Shqipëria për kryeministër, Harxhi u shpreh se nuk pajtohet me këtë fakt.

 

Edith Harxhi: Ai është autoritarist në vendimmarrje, në vendimet që merr brenda partisë. Sepse funksionon si një lider jo perëndimor. Ai mendon qëështë perëndimor sepse e ka bërë shkolla perëndimor.

Alban Dudushi: Z.Berisha, në këtë studio para zgjedhjeveka thënë se z.Basha është kandidati më perëndimor që ka patur ndonjëherë Shqipëria për kryeministër të ardhshëm.

Edith Harxhi: Nuk pajtohem nëkëtë pikë me z.Berisha. Kam qëndrimin tim në lidhje me këtë dhe ndoshta e njoh z.Basha pak më herët se z.Berisha. Mendoj që z.Basha pikërisht për arsye të pamundësisë dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar siç duhet aksionin politik, ai i kthehet pikërisht vendimmarrjes autoritare.

 

Gara në Partinë Demokratike, sipas kandidates është e pabarabartë. Harxhi theksoi mospraninë e deputetëve të PD-së, gjatë takimeve të saj në fushatë.

 

“Kam vënë re diçka shumë interesante. Ata të cilët kanë ardhur nëpër takime, sepse jo të gjithë kanë ardhur dhe ky është një shqetësim tjetër, sepse në shumicën e rasteve deputetët e PD-së, nuk kanë ardhur në takimet e mia. Ata kanë qenë në takimet e z.Basha, asnjëanësia ruhet kur nuk shkon në asnjë takim. Ata, jo vetëm që kanë qenë në takimet e z.Basha, por janë shprehur dhe pas takimeve në Facebook që mbështesin plotësisht z.Basha në kandidimin e tij. Mendoj se kjo nuk është normale, sepse ata janë deputetë të PD-së dhe jo të listës së Lulzim Bashës.”

 

Ndër të tjera, Harxhi shprehet se nëse sipas saj do të zhvillohej një process I drejtë më 13-Qershor, Basha do të rezultonte humbës.

 

“Në qoftë se do të lihej i lirë si proces, unë mendoj se z.Basha nuk do të fitonte më shumë se 20-30% dhe do dilte humbës. Absolutisht humbës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *