E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nuk ndalet deputeti i Lushnjes/ Kritika për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve: Shqiptarët presin“Logimin” për të vene tenxheren në zjarr

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi ka ngritur një shqetësim sesi mund të shpjegohet ndryshe fjala “logim”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai tregon se sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, kryetarja u mohoi fjalen anëtarëve të opozitës pasi duhet të logoheshe për të marrë fjalën.

Reklamë

Korrshi thotë s ekjo fjalë “logim” I kishte bërë përshtypje mamasë së tij të cilë snuk di si tja shpjegojë.

“Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?!
Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.
Ne kundershtim te plote me me çdo norme.
Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve.
Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.
Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.
Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua.
Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes”, shkruan deputeti.

Reklamë

Kujtojmë që Korreshi u përfol shumë për fjalën e mbajtur në Parlament javën e shkuar.

Fjalimi i tij shkaktoi të qeshura tek disa deputetë duke përshirë këtu edhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë