Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në DIbër.

 

Sipas njoftimit të Policisë përplasja me armë ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

 

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 45 vjeçar i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekesore.

 

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, Policia ka vënë në pranga autorin.

 

I plagosuri është Agron Lela ndërsa autor i dyshuar Besnik Selxhaferi, i shpallur ne kerkim.

 

Dibër/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Më herët gjatë kësaj të premte, të shtëna me armë zjarri u shënuan edhe në Shkodër nga ku mbeti i plagosur rëndë një person i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *