Subscribe

Këtë të hëne nisi zbatimi i rregullave te reja për lejimin e lëvizjes vetem te një anëtari për ccdo familje. Leja merret online nëpërmjet platfromës e-albania apo me anë të sms-së.

 

Por qytetarët ankohen autorizimi per nje ore nuk është i mjaftueshe për të bërë pazaret dhe për të kryer shërbimet e nevojshme.

 

“Shume keq eshte, shume radhe, s’eshte e mjaftueshme koha. Me mesazh e kam marre, sot me erdhi konfirmimi 11:00-12:00, a te shkoj te blej per te ngrene apo ca të bëj më parë.”

“Teknikisht i drejte, por duhet me shumë kohe, ate qe e kap orari jashte duhet te tolerohet.
Me sms, po pres radhen ne banke, radha dihet.”

“Vendim i pakuptime, nuk funksionon sistemi, tentova ta provoj, ishte jashte sherbimi.

“Dakord, por duhet më shumë kohe se radhet n banka problem, nuk e zbaton dot orarin… nepermjet e-albania.

 

Edhe më të vështirë e kanë familjet në nevojë, të cilat nuk mund te përballojnë jetesën në kushtet e izolimit.

 

“Kam dy persona invalide ne shtepi, kam qe ne mengjes qe pres radhen. Ne banke nuk i japin leket se thone duhet maske dhe dorashka, por me çfare t’i blej, s’kam. Femijet e mi jane pa buke. Une kam dhe portalin e Edi Rames ketu qe kam fol. s’më ka ardhur asnjë ndihmë”

 

Nga ky  rregull përjashtohen të moshuarit, të cilët nuk duhet të dalin nga shtëpia pasi do te furnizohen me ushqime nga emergjencat.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, policia e shtetit  i ka hequr patentat 8 shoferëve që nuk kanë respektuar oraret e lëvizjeve, ndërsa janë dënuar me gjobë 10 mijë lekë të reja 157 këmbësorë. Gjithashtu një person u gjobit 500 mijë lekë pasi theu urdhrin e policisë dhe u fut në Urgjencë për të takuar nje te afermin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *