Subscribe

Zbardhen detaje të tjera nga vrasja e ndodhur një ditë në rrugën ‘Irfan Tomini’ në kryeqytet, ku pas një konflikti banal humbi jetën 29-vjeçari, Jurgen Duka.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se autori i krimit, efektivi i policisë Arbër Sula dhe viktima debatuan që në hyrje të marketit. Debat ky që ka vazhduar edhe në ambientet e brendshme.

 

Më pas, 29-vjeçari i cili ishte në gjendje të dehur, siç duket nga pamjet, tentoi të paguante edhe pijet që kishte blerë polici Sula. Por kjo gjë nuk u pranua nga efektive i cili kundërshtoi. Kjo gjë solli acarim mes palëve e që më pas përfundoi me një viktimë.

 

Pas ngjarjes Arbër Sula u largua me shpejtësi duke u futur në rrugica. Detajet e zënkës u konfirmuan edhe në dëshminë e Orgest Drazhit, mikut të viktimës, tashmë i arrestuar për mos kallëzim krimi.

 

Agjenti i krimeve në policinë e Dibrës, Arbër Sula ndodhej në kryeqytet pasi do t’i nënshtrohej testit të drogës, test qe nuk u be kurre pasi ndodhi ngjarja e rende dhe agjenti i krimeve tashme eshte ne kerkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *