E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk lejohet të marrë pjesë në funeralin e motrës, 32 vjeçari tenton vetëvrasjen në burg

Këtë të shtunë është zhvilluar ceremonia mortore e 37 vjeçares Brunilda Kovaçit, e cila u gjet e vrarë në Francë. Ndërkohë në varrimin e saj nuk janë lejuar që të marrin pjesë dy vëllezërit e saj që ndodhen në burg.

 

Sipas informacioneve Shpëtim Kovaçi,vëllai i Brunilda Kovaçit, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin.

 

Reklamë

Kovaçi, ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.

 

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut,të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nē Sallën e Operacionit.

 

Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se,ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit tē marrë,ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë