Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.

 

Kryeministri Edi Rama ka folur para gazetarëve ndërsa nderpreu fjalën e tij teksa po këndohej ezani për hapjen e Iftarit. Më tej Rama foli për zgjedhjen e presidentit të ri ndërsa theksoi se nuk kanë ende një emër për president.

 

“Sot, ne u mblodhëm për vendimet që morëm në Kongres dhe prandaj do të mbledhim Asamblenë Kombëtare në fund të javës së parë të majit, ashtu si kundër edhe e diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit të republikës se ditët po kalojnë. Nuk kemi identifikuar asnjë emër për president, se do e kishim bërë publik. Ne e kemi thënë publikisht që është një vendim i konsoliduar që kandidatja apo kandidati nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *