Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka folur për mediat pasi ka dalë nga ambientet e GJKKO, ku ishte thirrur për të dëshmuar për çështjen “Gërdeci”|.

Ai tha se është takuar me Aldo Bumçin dhe Fatmir Mediun, para, gjatë dhe vazhdon t’i takojë edhe pas detyrës, pasi i cilëson si miq.

Lexo edhe :

Related Posts

“Qoftë zotin Bumçi dhe zotin Mediu i kam miq dhe sot. Jam thirrur këtu vetëm një herë para një viti. Sikundër ju kam thënë, kam disktuar për një çështje të tij personale.

I kam takuar përpara se të mbanin funskione të tilla dhe vazhdoj t’i takoj. Bisedat janë biseda që bëhen me miq, me njerëz që i njeh”, tha Berisha.

Ai deklaroi gjithashtu se çështja është politizuar në mënyrë të tejskajshme dhe kjo nuk e ka ndihmuar procesin, teksa e kosnideroi thirrjen e tij nga SPAK një teatër politik.

“Unë nuk jam as gjykatësxdhe as prokuror, politizimi i tejskajshëm i kësaj çështjeje nuk e ka ndihmuar të vërtetën.

Këtu janë thirrur 71 dëshmitarë që ndahen në 3 kategori. Unë jam i vetmi dëshmitar që nuk kam lidhje me asnjë kategoeri. Dëshmia ime nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur. Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces, duke qenë se nuk kam asnjëlloj informacioni, e konsideroj teatër politik. Në mëngjes niset djali dhe në drekë gjykohet babai”, tha Berisha.

Ai u pyet edhe për kërkesën e SPAK për të vendosur në arrest shtëpie babanë e tij Sali Berisha. Sipas tij kjo është groteske, pasi masa e sigurisë kërkohet pa pasur akuzë.

“Ku vendim është grotesk. Më jepni një vend jo në Europë që quhet vend i lirë, ku kryetari mbahet në arrets shtëpie pa të drejtë komunikimi ndërkohë që nuk ka akuzë. Qëllimi politik këtu është i qartë, mpërdorimi politik i prokurorisë është i turpshëm. Por masat e sigurisë në mungesë akuze, ndaj një lideri opozite, është groteske”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai shpjegoi edhe arsyen pse ish-kryeministri nuk e zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes.

“Ju e dini më mirë se sa unë arsyen pse ai nuk e ka zbatuar. Ai i ësthë përgjigjur çdo thirrjeje kur duhej dëshmujar. Nuk e ka zbatuar sepse masa ka qenë në shkelje të ligjit.

Më thoni një emër deputeti në 30 vjet që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Donald Trump ka 33 akuza dhe jo masë sigurie. Vendimet e prokurorisë janë të turpshme. Do bëj çdo lloj përpjekje që të takoj babain tim. Jam mbështetës i PD, kam qenë gjithmonë mbështes, por nuk qejf që të përfshihem politikisht”, u shpreh Berisha. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *