Gjykata e Tiranës  ka vendosur të lërë në burg 27-vjeçarin Raimond Kunorajn, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Ndërkohë, para trupës gjykuese ai ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht.

Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza e merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vet në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *