Në shënjestër të Policisë Rrugore të Tiranës nuk janë vetëm shoferët që shkelin ligjin, por edhe këmbësorët.

Në një video të shpërndarë nga policia rrugore shihet se si dy këmbësorë nuk kalojnë rugën në vijat e bardha. Ndaj tyre është aplikuar një gjobë prej 1 mijë lekësh.

 

“Kujdesi dhe vëmendja e shtuar, përdorimi i rripit të sigurimit, mospërdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, reflektojnë qetësi dhe më shumë siguri në udhëtim.

Gjithashtu, përdorimi dhe kalimi i rrugës nga  këmbësorët në mënyrën dhe vendkalimet e përcaktuara, shpëton jetë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, përdorni vendkalimet e këmbësorëve për sigurinë tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *