Pamjet e kapura nga kamerat e sigurise se bizneseve treguan Habib Rexhën teksa largohet me vrap menjëherë pasi ekzekutoi me një plumb në kokë Arian Gosën.
Ishte shoku i Rexhës, Ervis Kurti ai që e ndihmoi autorin që të largohet nga Kavaja drejt Durrësit.
Policia e Kavajës ka arrestuar Kurtin pas shoqërimit të tij ku u mor në pyetje nga prokurorët dhe agjentët e krimeve në lidhje me dinamikën e vrasjes së 48-vjeçarit Arian Gosa.
Në dëshminë e tij, autori ka dhënë dy versione të ndryshme. Fillimisht ka thënë se krimin e kreu nga gjaknxhetësia pasi pa Arian Gosën të ulur në lokal.
Më pas ka treguar se krimin e organizoi për shkak se i kishin mbërritur fjalë që Arian Gosa do të vriste familjen e Rexhës dhe nga frika e hakmarrjes ai vendosi që të ekzekutonte 48-vjeçarin.
Habib Rexha u vetëdorëzua mesditën e të martës në policinë e Kavajës. Arratia e tij zgjati afro 48 orë.
Pas negociatave me familjarët dhe me policinë, autori vendosi që të përballej me drejtësinë. Ndërkohë policia ka lokalizuar vendin ku është hedhur arma dhe po vijojnë këkrimet për gjetjen e pistoletës.
Në mars të këtij viti vellai i Arjan Goses, Edmond Gosa, u përfshi në një konflikt me Altin Rexhen. Pas përplasjeve fizike me njëri tjetrin, që të dy mbetën të vrarë.