E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Nuk ka Zot”/ 40-vjeçari që tentoi të vetëdigjej, me probleme mendore

40-vjeçari që tentoi të vetëdigjej gjatë faljes së Bajramit në sheshin “Skënderbej”, vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

 

Nga verifikimet, B.Grosha rezulton i pajisur me kartelë nga spitali psikiatrik.

 

Reklamë

Ai u fut mes besimtarëve myslimanë dhe tentoi t’i jepte fund jetës së tij, por u neutralizua nga besimtarët, dhe më pas u shoqërua nga uniformat blu.

 

Grosha, në një moment dëgjohet teksa thërriste: “S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë”.

 

Zëvendëskryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica, tha në një prononcim për mediat se ishte një incident sporadik dhe nuk ka të bëjë me besimin.

Më shumë video

Reklamë