Takimi mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe atij bullgar, Kiril Petkov në Romë ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret. Të dy lideret theksuan se palët do të vazhdojnë dialogun për një fqinjësi të mirë.

 

Por kryeministri bullgar nënvizoi se për arritjen e një marrëveshjeje nuk është caktuar një afat të caktuar, duke nënkuptuar që shpresat për heqjen e vetos në fund të qershorit janë të pakta.

 

KIRIL PETKOV

KRYEMINISTER, BULLGARI

“Vetëm përmes dialogut konstruktiv do të jemi në gjendje të ecim drejt fqinjësisë së mirë që dëshirojnë të dyja qeveritë. Nuk jemi zotuar për asnjë afat, e vetmja gjë për të cilën jemi zotuar është se Ministritë e Jashtme do të vazhdojnë punën.

 

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se pavarësisht nëse do të hapen ose jo negociatat me bashkimin evropian Shkupi dhe Sofja do të ruajnë marrëdhëniet e mira.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

“Për momentin nuk mund të them nëse ka progres në arritjen e një dokumenti të pranueshëm reciprokisht me Bullgarinë, por bisedimet po vazhdojnë ndërmjet ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme dhe sapo të ketë një progres atëherë do të shpallet në nivel ministror. Pavarësisht rezultatit në qershor, qeveria dhe shteti kanë një plan shumë të qartë se çfarë do të bëhet në të ardhmen, dhe normalisht pavarësisht nga rezultati, ne jemi miq me Bullgarinë.”

 

Sofja ka bllokuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë dy vendet për gjuhen dhe historinë. Vetoja ka penalizuar edhe Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *