Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me disa studentet në kryeqytet.

Sipas Bashës, mungesa e testimeve është problemi i parë i madh i keqmenaxhimit të pandemisë, teksa shtoi se telefoni i tij është i mbushur me mesazhe që kanë deri në dhjetë ditë që presin të testohen dhe injorohen.

Po ashtu, kryedemokrati tregoi se kishte një muaj pa i takuar prindërit.

“Kam një muaj e gjysëm që nuk i takoj dot prindërit. Nuk i takoj prindërit për t’i ruajtur ata, jo se nuk me merr malli për ta, më merr shumë. Para dy ditësh im atë kishtë datëlindjen, nuk mund ta uroja nga afër. Nuk ka gje me te dhimbshme”, rrëfeu Basha.

Për Bashën, Shqipëria ka testimet më të ulëta dhe shpenzimet më të larta për PPP në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *