Subscribe

Nuk ka një datë të programuar për fillimin e aktiviteteve futbollistike në vend .

Liga Profesioniste e Superiores u mblodh mëngjesin e kësaj të shtune për të diskutuar mbi vazhdimësinë e bojkotit pas reagimit të qeverisë. Kryeministri Edi Rama tha se ishte i gatshëm të dialogonte me palët edhe pse i mëshonte faktit që ligji aktual i sportit ishte i duhuri.

 

Mbledhja e drejtuesve te klubeve të Superiores u mbajt me dyer  të mbyllura dhe pa praninë e kamerave ndonëse nuk solli asgjë të re.

 

Presidentët e klubeve të kategorisë Superiore vendosën në unanimitet të plotë që nuk do të rikthehen më në fushat e blerta deri në përmbushjen e kërkesave që i kane parashtruar qeverisë.

 

KOÇO KOKEDHIMA

PRESIDENT I APOLONISE

 

Ne nuk presim premtime, presim thjeshtë përmbushjen e kërkesave tona. Ato janë minimaliste, janë kërkesa që janë plotësuar në çdo vend të rajonit dhe botës. Nuk kërkojmë asgjë që nuk e ka tërë dynjaja. Kërkojmë ato që i kanë të gjithë. 10 presidentët e Superligës kanë zgjedhur grupin negociator që do flasë me Qeverinë.

 

Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gaz Demi janë ata që do negociojnë me deputetin Fidel Ylli, të ngarkuar nga Qeveria për tu ulur ne bisedime me komunitetin e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *