Monopatina që përdoren nga fëmijët 9 vjeç apo dhe mosha më të vogla duke i vendosur në rrezik për jetën e tyre. Ishte pikërisht ngjarja e një dite më parë ku mbeten të plagosur rëndë tre fëmijë që tregoi sërish rrezikun nga aksidentet ku përfshihen këto mjete.
Ekspertët shprehen se nuk kemi asnjë ligj apo nen që parashikon disiplinimin apo ndëshkimin e keqpërodorimit të skuterave elektrikë.
“Nuk ka një legjislacion, nuk kemi një VKM, nuk kemi një udhëzim, i cili të disiplinojë mënyrën sesi duhet të qarkullojnë këto lloj mjetesh. Jo vetëm për mënyrën sesi duhet të qarkullojnë por edhe moshat, pasi shpesh herë kemi vënë re që përdoren nga minorenë”, tha ekserti i sigurisë rrugore Islam Qibini.
Eksperti, i cili mbikëqyri rastin e rëndë me tre fëmijët, shprehet se mosha e përdorimit të skuterave duhet të nisë nga 16 vjeç e lart.
“Për mendimin tim këto mjete duhet të përdoren nga mosha 16 vjeç e sipër. Aktualisht organet ligjazbatuese, ose policia rrugore që bën mbarëvajtjen e trafikut, nuk mund të ndëshkojë këta përdorues rruge sepse nuk ka një bazë ligjore”, tha eksperti i sigurisë rrugore, Fadil Likaj.
Por cilat janë disa nga shkeljet më të shumta që kryhen nga drejtuesit e monopatinave?
“Nuk zbatojnë sinjalistikën e ndritshme. Nuk respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale. Qarkullojnë në krah të kundërt, ose kundër sensit të llëvizjes. Shpesh herë në autostradën Tiranë-Durrës përdoren monopatinat, gjë që përbën burim aksidentesh”, shprehet Qibini.
Likaj sjell shëmbullin e vendeve perendimore ku skuterat janë të targuara dhe të pajisura me leje.
“Në vendet e BE, në Gjermani, patinat elektrike janë targuar, janë pajisur me system ndriçimi pamor që të bëhen lehtësisht të identifikueshme gjatë orëve të natës. Dhe të përcaktohet se çfarë leje drejtimi duhet për këto lloj kategori mjetesh”, tha Likaj.
Ekspertët apelojnë që të hartojnë një draft për disiplinimin e monopatinave, ku të parashikohet deri në eliminimin e tyre nga zonat urbane.
“Duhet patjetër që organet ligjzbatuese, sidomos Drejtoria e Përegjithsme e Trasportit Rrugor, Bashkia, Policia Rrugore duhet të paraqesin një draft me qëllim që të specifikohet për mënyrën sesi duhen përdorur këto monopatina, ose dhe të ndalohen për të qarkulluar në rrugët urbane ku kemi të fluks të shtuar të automjeteve”, thekson Qibini.
Ndër të tjera eksertët shtojnë se skuterat elektrikë duhen të pajisen edhe me siguracion privat, pasi janë mjete që përfshihen në aksidente duke shkaktuar dëme si tek njerëzit ashtu edhe ato materiale./vizionplus.tv





