Subscribe

Financat e partive politike dhe njerëzit që sot ulën në Kuvendin e Shqipërisë, ishin pikat që u diskutuan dhe sollën debat mes të ftuarve në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio gazetari Bledian Koka tha se parlamenti i Shqipërisë është sot në mëshirë të fatit për shkak të qeverisë në pushtet. Ai akuzoi kryeministrin Rama si personin që futi kriminelët në parlament.

Lidhur me këto akuza gazetari mentor Kikia tha se nuk është vetëm PS në këtë derexhe, pasi as ata të PD nuk bëjnë diferencën.

Pjesë nga biseda:

Koka: Sot parlamenti është mbushur me kriminelë për shkak të kryetari të PS. Kishim Berishën në vitin 2009-të i cili edhe pse vinte me një super qeveri, kishte bërë shumë mirë, sërish nuk mori më shumë se 70-të mandate, pasi ai kriminelët i kishte në burg e jo kandidatë. Sot jemi në një situatë ku kryetari i do deputetët për enukë.

Kikia: As PD nuk i ka më të mirë.

Koka: më mirë t;’i kemi debila se kriminelë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *