Me rastin e Ditës së Evropës, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Përmes një video-mesazhi, Soreca nënvizoi se Shqipëria është një nga miqtë me të rëndësishëm të BE-së dhe siguroi që vendi ynë do të ndihmohet për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të saj.

“Ne e dimë që çdo krizë mund të nxjerrë më të keqen dhe më të mirën te njerëzit dhe kombet!  Në mbështesim njëri- tjetrin, mbështesim miqtë tanë dhe Shqipëria është ndër miqtë shumë të rëndësishëm për ne. Pas tërmetit Bashkimi Europian u mobilizua me shpejtësi për Shqipërinë. Së pari me kërkimet dhe shpëtimin, pastaj me ndihma të menjëhershme dhe tani me rindërtimin. Për këtë KE po investon 150 mln euro, gjithsej BE ka premtuat 400 mln euro. 230 mln euro për COVID-19, dhe më shumë do të vijnë. Do të ndihmojmë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit. Është e rëndësishme për ne, të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë sepse e ardhmja juaj është me ne, në Bashkimin Europian. Këto nuk janë fjalë, por fakte! Tani jemi më pranë se kurrë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *