Subscribe

Pak javë para zgjedhjeve të pjesshme, shefi i selisë blu, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk i trembet asnjë sfide. Gjatë një takimi me demokratët e njësisë numër 8 në kryeqytet, Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si politikanin që synon të përçajë PD, me qëllim që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

 

“Ne sfidave nuk u jemi trembur asnjëherë. Kundërshtarit edhe kur ka qenë dhe ka patur siç ka sot, të gjitha mjetet, nuk i jemi trembur asnjëherë. E dinë që i fryn tam-tameve të përçarjes sepse duan ta përçajnë Partinë Demokratike pikërisht sepse është pengesa e vetme mes të keqes dhe shpresës së shqiptarëve për ndryshim.”

 

Por, akuzat më të ashpra, Basha i rezervoi për Sali Berishen, i cili, sipas Bashës, për interesin e tij personal po shkatërron PD-në.

 

“Sali Berisha filloi një lëvizje të tërë vetëm për hallin e tij personal. Dhe përfundoi ashtu siçju thashë, ishte gati t’i vinte, ai bashkë me një grusht njerëzish që për karrigen e tyre janë gati t’i vënë zjarrin shtëpisë së tyre e treguan se kjo nuk është një betejë as për demokracinë, as për demokratët, por për hallin personal të Sali Berishës dhe për karriget e tyre.”

 

Para demokratëve të njësisë nr 8, Basha theksoi se përballë Sali Berishës, ai përfaqëson shumicën e demokratëve.

 

“8 janari ua ka hapur sytë të gjithëve se pse kam marrë atë vendim dhe pse ai ishte vendim i drejtë. Dhe kjo është një arsye më shumë se pse sot jemi bashkë, jemi shumica absolute këtu e strukturave drejtuese, nesër do të jemi edhe më shumë siç ishim dje, siç ishim para 4 apo 5 ditësh, siç do të jemi nesër sepse demokratët nuk janë bashkë as për emrin, as për karrigen, as për famën e një njeriu të vetëm.”

 

Prej fillimit të këtij viti, Basha ka vendosur të takojë demokratët në të gjithë vendin duke i sqaruar për vendimin e tij në lidhje me Berishën, por edhe për t’i ftuar të ndahen nga lideri historik i PD, e te shohin nga e ardhmja.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *