Nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar/ Policia e Kosovës plagos serbin, reagon SHBA

Policia e Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë policorë, lidhur për plagosjen e një serbi në Leposaviç. Uniformat blu bënë të ditur se bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara deri më tani, efektivët përballen me akuzat e “Moslajmërim i veprës penale” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”. Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Sipas hetimeve të para, pas sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar, por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit. Pas kësaj, një zyrtar policor ka qëlluar me armë në drejtim të mjetit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur qytetari”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Listës Serbe, e cila kërkoi që njësia speciale e policisë së Kosovës të largohet nga veriu.
“Lista Serbe dënon ashpër tentativën për vrasjen e Milan Jovanoviq nga forcat speciale të Kurtit në Urën e Bistricës, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq dhe kërkon tërheqjen urgjente të të gjitha njësive speciale që janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës”. përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve fshihen nga autoritetet më të larta në Prishtinë”.
Reagime pati edhe nga ambasada amerikane në Prishtinë. Diplomati i SHBA në Kosovë, Hovenier, shprehur shqetësimet lidhur me incidentin në veri dhe tha se duhen zhvilluar hetime të plota. “Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit. Mbështetja amerikane për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit, çon përpara një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik” theksoi ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier, në Twitter.




