Sekretari për Çështje Ligjore në PD, Çlirim Gjata shprehet se kryeministri Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për t’u ndarë prej tyre.

Në një deklaratë për mediat, Gjata theksoi se kreu i qeverisë u shfaq këtë të enjtë në Vlorë krah ish-deputetit të larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

“Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren. Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *