Këngëtari Estto , nipi i pjestarëve të grupit Nrg Band i cili është shumë i kërkuar nga clubet dhe një ndër artistët më të klikuar , ka qenë i ftuar ditën e sotme në emision “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus.

Për t’ju përgjigjur kuriozitetit të njerëzve sesa fiton ai, Estto deklaroi se nuk fiton aq shumë sa mendojnë njerëzit, teksa deklaroi se së shpejti do të ketë edhe një projekt të ri muzikor. Sipas këngëtarit, kënga do të vijë si bashkëpunim, do të jetë ritmike dhe do pritet të lançohet në muajn Shkurt.

I pyetur në lidhje me dashurinë dhe marrëdhënien me vajzat Estto nuk ka nguruar të përgjigjet duke deklaruar:

 

“ Tashi të gjithë jemi të dashuruar, këtë nuk është se e themi ne gjithmonë, por gjithmonë ne e kemi dikë që jemi të dashuruar. Kush thotë që nuk është ,vetëm gënjen”, ka deklaruar Estto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *