E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nuk është rasti i parë”/ Deklarata e fortë e avokatit: Biznesmeni nuk u mor peng nga policia, por nga kriminelë të veshur me uniformë

Avokati Kujtim Ibraj deklaroi në studion e emisionit QUO VADIS në Vizion Plus se biznesmeni Gerond Meçe nuk u mor peng nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Ai tha se personat që kanë rrëmbyer Meçen kanë qenë grupe kriminale, të maskuara me uniforma të BKH-së dhe SPAK-ut.

Reklamë

Ibraj shtoi se në Shqipëri janë marrë peng shumë biznesmenë dhe se rasti i Gerond Meçes nuk është i pari.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Ibraj: Nuk është rasti i vetëm, janë marrë peng gjithë ata biznesmenë.

Borakaj: Sa raste ke të bëra publike të biznesmenëve?

Xhixho: Të marrë nga Policia e Shtetit?

Ibraj: Jo, jo.

Xhixho: Flasim për ata që kanë rrëmbyer biznesmenë të veshur me BKH dhe SPAK.

Ibraj: Jo, kjo s’është e vërtetë. Nuk janë punonjës të Policisë së Shtetit, asnjë. Janë grupe kriminale që kanë veshur uniformën e Policisë së Shtetit. S’kanë lidhje me Policinë e Shtetit. Ja, do të dalin provat. Janë marrë nga grupe të tjera të veshura me uniformë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë