Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha mungon

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra janë...

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu! Zbulohen formacionet...

“Nuk e shkel vijën e kuqe as për Ballukun, është çështje e drejtësisë”, Rama: S’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori

9 Mars 12:18

Mazhoranca nuk do të japë autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke ftuar deputetët e Kuvendit që të rrëzojnë kërkesën e SPAK. Ulsi Manja, i cili prezantoi raportin e antarëve të mazhorancës në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për rëndimin e masës së sigurimit ndaj Ballukut.

Gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të shpallë as hero, as viktimë deputeten Belinda Balluku, duke theksuar se çështja e saj i takon drejtësisë dhe se prokuroria duhet të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni. Ai nënvizoi gjithashtu përgjegjësia është personale dhe theksoi se nuk ka plan të shkelë vijën e kuqe që ka vendosur pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Rama: Nuk kam plan ta shpall as hero, as viktimë deputeten Belinda Balluku. Shpresoj që prokuroria të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni. Në fund të ditës, çdokush varet nga veprimet e veta. Unë si kryeministër nuk e kam as të mundur, as të lejuar, qoftë nga ligji, qoftë nga zakoni, që t’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori.

Nuk kam ndërmend as t’ju them se Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi e dimë të gjithë sa e lehtë është të merresh me të. Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel vijën e kuqe që kam vizatuar në këtë sallë pas miratimit të reformës në drejtësi, dhe që vlen për të gjithë njësoj.

Nuk kam ndërmend të lë pa përmendur transformimet në dy sektorët që ministrja ka ndjekur, pa ndaluar asnjë ditë. Në këto vite janë ndërtuar sipas standardeve evropiane rreth 1 mijë km të rrjetit të ri rrugor kombëtar. Ndërkohë, 40 kantierë janë të hapur në të gjithë vendin.

Gjatë këtyre 6 viteve u realizuan edhe projektet Orikum-Dukat dhe Tuneli i Llogarasë, për të cilin flitet për miliona të vjedhura, por të vetmet miliona të vërteta janë ato që janë përfituar nga rritja e fluksit të makinave drejt Jonit për ekonominë e vendit.

Korçë-Ersekë një tjetër vlerë e shtuar, Qukës-Qafë Plloçë një gropë në formë humnere, e cila na mbeti në kurriz bashkë me projektin e harTuar nga analfabetë me dy gishta. E rinisëm nga e para si projekt. Unaza e madhe e Tiranës u bë realitet vetëm kur iu qep ministrja e Infrastrukturës.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
balluku rama

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur (EMRAT)

më shumë...

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi mendor

më shumë...

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat: 1 mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

më shumë...

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja, mos na e ndaloni celularin në seanca

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

8:52

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat:...

8:45

Situata e zjarreve në vend, ja sa...

8:13

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu!...

8:10

Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i...

8:02

Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit...

7:55

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja,...

7:49

“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit...

7:47

Kjo bimë aromatike mund të ndihmojë në...

7:15

“Lëshojeni”/ Vijojnë tensionet para Kuvendit, “Shqiponjat” shoqërojnë...

6:47

Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.