E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Nuk e kam harruar”. Sabri Fejzullahu flet për Dhurata Dorën!

Kënga “Ferrari” e publikuar disa ditë më parë nga Dhurata Dora duke se  ka marrë rrugën e saj dhe po bën një performancë të duhur.

Mirëpo, këngëtarja paska edhe një bashkëpunim në plan për të publikuar më ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu.

Ishte ky I fundit që bëri të ditur duetin me Dhuraten që ka nisur shumë kohë më parë dhe tani duhet të konkretizohet. Këngëtari ka thënë se gëzon respekt maksimal për Dhurata Doren dhe se nuk e ka harruar duetin e tyre.

Kënga me Dhuratën nuk është anuluar. Dhuratën e kam zemër, e kam çikën e kojshive. Mamin e babin e saj i kam shokë të fëmijërisë. Dhurata është yll dhe ne do bëjmë “Merrma shiun e Prishtinës”.

Kënga do të jetë në versionin “Remake” dhe duke ditur suksesin dhe potencialin e dy artistëve jemi të sigurtë që kjo këngë do të jetë një sukses I vërtëtë,

Vazhdo të lexosh

Reklamë