Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar procesin gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit. Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje.

“Në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit, të datës 11.05.2019, subjekti deklarues, shtetasi Kreshnik Hajdari, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *