Subscribe

I njohur si këngëtari i shumë hiteve muzikore, Ervin Gonxhi ishte në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus.

Ervini ka hapur dyert e studios ku ka folur për projektin e tij më të ri muzikor. Ai deklaroi se për momentin po bën muzikë për vete dhe tregun ndërkombëtar, ndërsa i pyetur pse u shkëput nga  grupi “Threedots” Ervini u përgjigj:

“Threedot-sat do të mbeten gjithmonë në gjendjen time shpirtërore, ata janë vëllezërit e mi , me të cilët kam krijuar shumë vite punë. Unë jam një nga ata që kam luftuar të jem Threedots. Nuk është kjo arsyeja që unë jam larguar nga artistët. Artistët unë i mirëpres akoma në studio. Kam bashkëpunim prapë me këngëtarë dhe artistë, po më tepër po bashkëpunoj me të huaj”, ka përfunduar Ervin Gonxhi.

Ai nuk ka folur më shumë edhe pse vite më parë në mediat online u tha që Ervin Gonxhi u lagua për shkak të një sherri që pati me drejtuesin e Threedots,  Flori Mumajesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *