E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

“Novelas”, nga 1 shtatori në Tring  

Këtë sezon të ri, platforma televizive Tring ka qenë sërish në lartësinë e kërkesës së abonentëve të saj, duke plotësuar kërkesat e shikuesve, e duke sjellë gjithnjë e më shumë kanale tematike në platformë. E tillë është edhe prurja më e re në programacion, “Tring Novelas”, për herë të parë në Shqipëri, një kanal dedikuar adhuruesve të romancave latine.

 

Reklamë

Me 6 histori të ndryshme çdo ditë, “Tring Novelas” do të sjellë në shtëpitë tuaja, pasionet latino-amerikane, ngjarje të mbushura me intriga dhe pabesi, por të udhëhequra nga histori dashurie të pavdekshme, që do t’i bëjnë pasditet tuaja thjesht të paharrueshme.

 

Reklamë

Me një sukses të padiskutueshëm në vendet e origjinës dhe jo vetëm, këto histori njerëzore do t’ju mbërthejnë para ekranit, në pritje të serisë së radhës.

 

“Tring Novelas” do të mund ta ndiqni nga 1 shtatori në platformat tokësore, satelitore, Iptv dhe kabllore në Tring.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë