Subscribe

Bashkia e Tiranës dhe komuna Kristiansand në Norvegji do të bashkëpunojnë për projekte vullnetare për të rinjtë e të dyja vendeve dhe vendosjen e urave të ndërveprimit mes dy qyteteve. Një delegacion norvegjez, i përbërë nga drejtues të partive politike në këtë vend u prit edhe nga kryebashkiaku Veliaj.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Kristiansand është një qytet i rëndësishëm në Norvegji, që ka përqafuar një komunitet të jashtëzakonshëm shqiptarësh, rreth 1000, të cilët jetojnë e punojnë aty. Për sa kohë që 165 kombësi jetojnë në harmoni edhe në një qytezë më të vogël se Tirana, do të thotë se formula funksionon: Njerëzit mund të bashkëjetojnë, të përfitojnë nga kulturat e njëri-tjetrit, të bëjnë përpara së bashku. Ndaj, më vjen mirë që kemi një program shkëmbimi mes të rinjve vullnetarë,”

 

Ky takim u shfrytëzua nga kryetari i bashkisë për të shprehur edhe nevojën e një ambasade të Norvegjisë në Tiranë.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Ne duhet të kemi një ambasadë të Norvegjisë në Tiranë dhe ka ardhur koha ta konsiderojmë këtë vendim. Kushdo që është i rëndësishëm në rajonin tonë, është në Tiranë, prandaj nëse doni të jeni të rëndësishëm, siç është Norvegjia e rëndësishme në Shqipëri, me shumë investime strategjike në rrjetin tonë energjetik, besoj se edhe nga ana politike ka ardhur koha të kemi një përfaqësi diplomatike të Norvegjisë në Tiranë. Unë do loboj, por me shpresë loboni edhe ju sepse besoj se mund ta bindim qeverinë në Oslo, që të kemi një mision përfaqësues edhe për faktin se kemi një urë fantastike bashkëpunimi të diasporës shqiptare. Për sa kohë që shoqëria jonë është kaq fort e lidhur, është vetëm çështje kohe që edhe diplomacia dhe politika ta noterizojnë këtë lidhje”

 

Kjo nismë e zhvilluar prej më shumë se dy vitesh kulmon në vitin ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *