Pas 12 ditësh luftë me flakët, këtë të premte situata në Parkun Kombëtar të Prespës u duk më e qetë.
Falë ndërhyrjes për dy ditë me radhë nga ajri me avionin rumun, por edhe punës së bërë nga 150 forca të angazhuara në operacionin e izolimit të flakëve, është bërë e mundur vënia nën kontroll e vatrës.
Lexo edhe :
Related Posts
Aktive mbetet vetëm një zonë në majë të Malit të Thatë aty ku forcat po përqendrohen me qëllim izolimin e flakëve.
Më ndryshe është situata në veri të vendit: zjarret siper gurit të nënshtegut në Theth nuk janë shuar ende.
Në terren ndodhen strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe ushtria, të ndihmuar nga banorët. Për shkak të erës dhe temperaturave të larta flakët kanë përparuar, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e bimësi.
Deri me tani nuk raportohet për probleme në banesa dhe pritet të vlerësohet situata nëse do të kërkohet apo jo ndërhyrje nga ajri./vizionplus.tv





