Inflacioni për Bankën e Shqipërisë nuk konsiderohet një luftë e përfunduar, edhe pse ky tregues ka rënë në nivelin e 2.2%.

Për këtë arsye, banka qendrore po mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun.

Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi shpjegoi se situata gjeopolitike është ende e pasigurtë dhe tregu i punës po vuan nga ndryshimet demografike.

Këta, shtoi Minxhozi gjatë samitit vjetor të vendeve të rajonit, janë faktorët kryesorë te cilet rrezikojnë që inflacioni t’i rikthehet rritjes.

Ndaj Banka e Shqipërisë po tregohet e kujdesshme për të ulur normën bazë të interesit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *