E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Nora Istrefi lidhje dashurie me një avokat? Mësohen arsyet e ndarjes nga Roberti…

Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës i ka bërë portalet “të ziejnë” me lajme nga më të ndryshmet. Asnjë nuk e di se si qëndron e vërteta e ndarjes së tyre sepse çifti nuk ka thënë asgjë lidhur me këtë.
Por nëse të gjithë akuzuam vetëm Robertin për tradhëti, kjo histori nuk mbaron me kaq! Një mik i afërt i çiftit ka thënë se prej një viti Nora ka patur një lidhje me një avokat të njohur në Kosovë dhe ndërkohë që bëheshin procedurat e divorcit me Robertin ajo ka vazhduar lidhjen me avokatin.
Emrin e avokatit burimi nuk dëshironte ta bënte publik për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështjeje, por tashmë e dimë që mes çiftit nuk ka më kthim! Janëdivorcuar dhe çdo gjë ka marrë fund mes tyre…/TRING

Vazhdo të lexosh

Reklamë