E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Nokia 3310 sërish në treg, kushton 49 € (video)

Celularët ikone ,Nokia 3310, është rihedhur serish ne treg pas 17 vitesh.

Versioni i ri do të shitet nën licencën e kompanisë finlandeze HMD Global, që lancoi gjithashtu edhe disa celularë të Nokia me sistem Android.

Celulari ka lidhje 2.5G që do të thotë se ka shpejtësi me të vogël se sa 3G ose 4G dhe është i pajisur me sistemin operativ S30+, që ka një rang më të vogël të aplikacioneve sesa Android dhe iOS.

Kamera e vetme e tij i ka gjithashtu vetëm 2MGP. Megjithatë, avantazhi i celularit është jetëgjatësia e baterisë deri ne 22 ore kohe komunikimi. HMD thotë se celulari e mban baterinë deri në një muaj. Çmimi i celularit është 49 euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë